Struktura e COVAX e cila koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me qëllim për të mbështetur shtete që kanë të ardhura të ulëta me furnizimin e vaksinës për Covid-19, ka arritur të mbledhë 6 milion dollarë të cilat do të shpenzohen për të blerë vaksinën në mënyrë që të bëhet shpërndaja sa më parë tek vendet që ende nuk e kanë marrë një të tillë.
Në një postim në këtë të enjte drejtoresha e imunizimit të OBSH-së Kate O’Brien u shpreh se COVAX ka mbledhur 6 milionë dollarë nga 7 milionë dollarë të mundshme në mënyrë që të bëhet e mundur shpërndarja e vaksinës në vendet që kanë një ekonomi të ulët. O’Brien theksoi se COVAX ka mundësinë të shpërndajë mbi 2 miliardë doza të vaksinës dhe se dorëzimi i tyre në shtete përkatëse pritet të bëhet në fund të muajit janar ose në fillim të shkurt 2021.
“Na duhen rreth 7 miliardë dollarë në mënyrë që të shpërndajmë vaksinë të mjaftueshme në këto vende deri në fund të vitit 2021. Struktura tashmë ka mbledhur rreth 6 miliardë dollarë nga 7 miliardë dollarë. Pra, struktura ka mundësi të përdorë mbi 2 miliardë doza vaksine. Ne do të fillojmë t’i dorëzojmë ato vaksina ndoshta nga fundi i janarit, dhe nëse jo, atëherë sigurisht nga fillimi i shkurtit dhe mesi i shkurtit”- u shpreh O’Brien.
/faxweb



