Mëngjesin e sotëm ARRSH ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug të vendit.

Në njoftimin zyrtar shpjegohet se në veri të vendit ka pasur reshje bore gjatë natës, teksa rrugët Dedaj-Razëm dhe Bajram Curri-Valbonë janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa problem.

E njëjta situatë edhe me segmentet Fushë-Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ku ka pasur rënie gurësh në rrugë prej shiut, por qarkullimi vijon normalisht.

Sa i përket rajonit jugor, rënie gurësh ka pasur në akset Berat-Ccorovodë dhe Patos-Ballsh por edhe tek këto qarkullimi vijon pa probleme pas ndërhyrjes për pastrimin e rrugëve.

Më problematike mbetet aksi Qukës-Pishkash që ka prurje të aluvioneve vazhdimisht dhe po punohet për pastrimin e rrugës edhe aty.

ARRSH i bën apel drejtuesve të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re