ARRSH ka dhënë njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug.

Në Kukës dhe Tropojë ka pasur reshje bore gjatë natës, por tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie intertesh, por qarkullimi tashmë bëhet me dy kalime.

Edhe në Berat-Çorovodë dhe Strelcë-Moglicë ka patur probleme, por tani qarkullimi vijon normalisht teksa po punohet për pastrimin e plotë të të gjitha akseve.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

#ARRSH #MIE

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re