Një i moshuar ka qenë dëshmitar i grabitjes në Korçë. Për mediat, ai ka treguar momentet e tmerrit, kur kambisti është përplasur me një prej autorëve.

Vasil Zoga thotë se kambisti Shefqet Muço ishte goditur nga autorët në kokë dhe fytyrë, por edhe pse i gjakosur kishte arritur të kapte një prej tyre duke e vendosur poshtë dhe nuk e lëshonte.

Bashkëpuntorët e tjerë sipas Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët “Më vrit, nuk e lëshoj’’.

“Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan nga rruga më sipër. Katër thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë ky Shefqeti. Shefqet ishte i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij e shpëtoj.

Unë i thashë lere këtë mos e mbyt. I vajti tjetri me pistoletë, lëshoje lëshoje. Nuk e lëshoj vramë, i tha.

Dorezat pashë unë, maska s’di. Dorezat i kishte ky që zunë. Për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin. Lëre tani i thashë se vjen policia, u bë çu bë.

Shefqeti është godit në kokë dhe fytyrë. Doli gjithë lagjia. Njërit ia lidhën këmbët me tel”, tha Zoga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re