Mike Pompeo ka anuluar udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit si Sekretar Amerikan i Shtetit. Zyrtari kishte planifikuar të udhëtonte këtë javë në Bruksel.
Kreu i diplomacisë amerikane, një nga personat më besnikë të presidentit republikan në largim, vendosi të qëndrojë në Uashington për të siguruar “tranzicionin e qetë” me stafin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit.
“Ne po anulojmë të gjitha udhëtimet e planifikuara këtë javë, përfshirë udhëtimin e ministrit të jashtëm në Evropë,” thuhej në deklaratë.
Më herët sot, një zyrtar i Luksemburgut tha se sekretari amerikan ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Luksemburg për të protestuar ndaj akuzave kundër Trump shprehur nga homologu i tij Jean ‘Asselborn pas incidenteve në Kapitol, në Uashington.
Pompeo pritej nesër, të mërkurën në mbrëmje, në Bruksel, ku do të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Një takim pune ishte planifikuar gjithashtu të enjten në mëngjes me Ministren e Jashtme belge Sophie Wilmes, sipas një burimi zyrtar belg.
/faxweb