Ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Llambi Bonata”. Dy makina janë përplasur dhe janë lënduar tre persona, mes të cilëve dy të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/faxweb



