Policia në Lushnjë ka arrestuar një 28-vjeçar i cili dyshohet se ka kërcënuar një tjetër person me armë të ftohta në këtë qytet. Konkretisht në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I. B., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, të cilit pas kontrollit në automjetin e tij tip “Audi” iu gjet një shufër metalike e cila u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Arrestimi i 28- vjetari u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanasur shtetasin A. M., banues në Lushnjë.

Provat materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanasur shtetasin A. M., banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Audi” në pronësi të 28-vjeçarit, u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re