Foto ilustruese
Është shkrumbuar gjatë natës një makinë “Toyota” në lagjen ‘Kushtrimi’ të qytetit të Vlorës.
Makina është në pronësi të 32-vjeçarit Ermal Hoxha, punonjës i hipotekës së Vlorës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e flakëve, që deri tani duket se kanë qenë të qëllimshme.
“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.



