Saimira Hoxha, motra e personit që ju dogj automjeti në Vlorë ka folur për mediat këtë mëngjes dhe është munduar që të japë disa detaje në lidhje me atë se çfarë dyshon ajo dhe familjarët e saj ne lidhje me këtë ngjarje.
Ajo shprehet se vëllai i saj Ermal Hoxha, i cili është punonjës në hipotekë, nuk ka pasur probleme dhe nuk i ka shkelur në kallo askujt, ndërsa dyshon se autor i zjarrvënies mund të jetë dhe ish-bashkëshorti i saj, i cili kërkon që ti marrë kujdestarinë e të birit.
“Unë ndjeva borinë e makinë, pashë që makina kishte marrë flakë, njoftuam menjëherë policinë. Ermali punon në hipotekë nuk ka shkelur njeri në kallo, unë e deklaroj hapur që kam një konflikt me ish-bashkëjetuesin tim, dhe jemi në gjyq për çështjen e kujdestarisë. E ka bërë këtë me qëllim që të thojë de fëmijës në rast se qendron me mua mund ti rrezikohet jeta”, shprehet e motra e Ermal Hoxhës.
Policia po heton lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit, që derimë tani dyshohet të jetë i qëllimshëm.
“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb



