Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit.

Policia informon se një 33-vjeçar me mjetin tip “Skoda” ka përplasur një kalimtar 90-vjeçar.

Ky i fundit u transportua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “11 Janari”, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re