Ndriçim Mehmetaj ka punuar së bashku me ekipin e ekspertëve të PD për të hartuar programin e Arsimit, #ShqipëriaFiton.

Në një bisedë të shkurtër, ai na tregon se si do të ndryshojë trajtimi i mësuesve me programin qeverisës të PD.

Përshëndetje profesor Çimi!

Ndriçim Mehmetaj: Përshëndetje Jona!

Për misionin që kanë mësuesit janë të keqpaguar si dhe punojnë në kushte pune jo dinjitoze, çfarë do të ndryshojë për mësuesit në programin për arsim?

Ndriçim Mehmetaj: Kjo është e vërtetë, prandaj programi ynë synon mësuesin.

Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë. Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marri më pak se 700 Euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë.

Ne do të depolitizojmë arsimin. Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues.

Faleminderit profesor!

Ndriçim Mehmetaj: Më 25 prill ne do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar. Më 25 prill Shqipëria Fiton!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re