Gjykata e Strasburgut pritet që të japë në datën 9 Shkurt vendimin e parë sa i takon procesit të Vetingut në Shqipëri. Rasti për të cilin do të shprehet fillimisht gjykata është ai për ish-anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua mes shumë polemikave nga organet e Vetingut.
Altina Xhoxhaj u shkarkua nga KPK me vendim të datës 6 prill 2018, i cili u la më pas në fuqi edhe nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit më 3 maj të vitit që shkoi.
KPK pretendoi se Xhoxhaj nuk justifikonte burimin e pasurive ndërsa gjyqtares iu refuzua kërkesa që të merreshin parasysh edhe të ardhurat e bashkëshortit. Në padinë e bërë në Strasburg ajo ka pretenduar se i janë shkelur të drejtat e garantuara nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut me ndalimin e të drejtës për të punuar si avokate pas shkarkimit nga gjykata kushtetuese.
Edhe ky pretendim është një prej çështjeve për të cilat gjyqtarët e Strasburgut presin përgjigje prej Shqipërisë.
Vijon…
/faxweb



