Makina ‘fantazëm’ tip “Passat” e cila drejtohej nga Fredi Rrushi që dyshohet se ka udhëtuar bashkë me të në drejtim të Qafë Mollës aty ku ndodhi edhe krimi, Ruzhdi Hoxha, vijon të jetë enigma më e madhe për policinë. Fax News mëson se hetimet për gjetjen e makinës po përqëndrihen në pikat e serviseve, pasi ka dyshime se ai mund të jetë çmontuar. Interesimi për makinën “Passat” bëhet për shkak se aty mund të përftohen shenja të gishtërinjve, të gjakut apo plumbave që mund të jenë shkrepur brenda saj.
Kontrollet për automjetit janë përqëndruar përreth zonës së Paskuqanit, Kamzës dhe më tej. Mjeti tip “Passat” ngjyrë me targë AA0114SY, rezulton në sistem në pronësi të një shtetaseje me inicialet A.I me 9 gjoba të papaguara dhe e fundit është më datë 21 tetor 2021 në vlerën 1490 lekë që rezulton një ditë pas zhdukjes së Hoxhës.
Dy vëllezërit, Pajtim alias Përparim dhe Fredi alias Ferdinand Rrushi, kanë mohuar në gjykatë të kenë lidhje me rrëmbimin, ekzekutimin dhe fshehjen e Hoxhës. Ata pretendoj se ishin shokë me njëri-tjetrin, por nga ana e verifikimeve përmes vëzhgimit të tabulateve telefonike, polica zbulon të kundërtën, se përmes qelizave dhe ndjekjes së itinerarit të viktimës dhe autorit, gjithçka përputhej.
Në automjetin në fjalë dyshohet se kanë mbetur gjurmë të krimit, përfshirë shenja gishtërinjsh, njolla gjaku apo shenja plumbash, por ende nuk është bërë asnjë konfirmim zyrtar përderisa vendndodhja e makinës është një nga misteret më të mëdha të ngjarjes. I dyshuar kryesor për zhdukjen e makinës është vëllai i Fredi Rrushit, Pajtimi, i cili është vënë në pranga pas gjetjes së trupit të Ruzhdi Hoxhës në zonën e thellë të Qafë-Mollës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb