Sllovakia ishte surpriza e parë e këtij Europiani në raundin e parë pasi mposhti Belgjikën me shifrat 1-0 duke e nisur turneun me 3 pikë. Sot ata do të presin Ukrainën e cila u mposht nga Rumania me shifrat 3-0.
Sot ukrainasit do të kërkojnë pikët e para, pavarësisht se favorite në letër është Sllovakia.
REZULTATI LIVE | SLLOVAKI 1-0 UKRAINË
18′ Shranz
NGJARJET KRYESORE
18′ GOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Shranz gjendet i vetëm në zonë dhe godet me kokë duke bërë një gjuajtje të pakapshme për portierin Trubin. (VIDEO)
17′ Hançko provon gjuajtjen nga goditja e dënimit por pret mrekullisht portieri Trubin. (VIDEO)
16′ Driblime të mira nga Lobotka i cili i drrejtohet zonës dhe detyron Brazkon t’i shkoktojë faull.
13′ Brazko provon me një godije nga distanca por shkon qendrore në duart e portierit sllovak Dubravka.
10′ Sllovakët i shkojnë shumë af0r golit, dy raste të arta për ta por të pritura nga portieri Trubin. (VIDEO) (VIDEO)
6′ Kalojnë minutat e para, skuadrat akoma po studiojnë njëra-tjetrën.
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE



