Vllaznia, Partizani dhe Tirana do të luajnë ndeshjet e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës më 18 korrik. Ndërkohë sot janë zbuluar dhe gjyqtarët që do të arbitrojnë sfidat e tyre.

Ndeshja Vllaznia-Valur që do të luhet në stadiumi “Loro Boriçi” në orën 18:00 do të arbitrohet nga gjyqtari nga Azerbajxhani, Kamal Umudlu.

Marsaslok-Partizani do të arbitrohet nga gjyqtari maqedonas Igor Stojçevski .

Ndërsa në orën 20:00 dueli që do të luhet në “Air Albania” mes Tiranës dhe Torpedos do të drejtohet nga çeku, Dalibor Çerni.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re