Skip to content

Ndeshjet e kthimit në Kupat e Europës, ja kush do të arbitrojë Vllazninë, Partizanin dhe Tiranën

Vllaznia, Partizani dhe Tirana do të luajnë ndeshjet e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës më 18 korrik. Ndërkohë sot janë zbuluar dhe gjyqtarët që do të arbitrojnë sfidat e tyre.

Ndeshja Vllaznia-Valur që do të luhet në stadiumi “Loro Boriçi” në orën 18:00 do të arbitrohet nga gjyqtari nga Azerbajxhani, Kamal Umudlu.

Marsaslok-Partizani do të arbitrohet nga gjyqtari maqedonas Igor Stojçevski .

Ndërsa në orën 20:00 dueli që do të luhet në “Air Albania” mes Tiranës dhe Torpedos do të drejtohet nga çeku, Dalibor Çerni.

 

“”