Supersfida e javës në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Mançester Sitit është mbyllur me barazim 1-1. Haland në pjesën e parë dhe Martineli në të dytën vendosën fatet e takimit.
Ishte minuta e 9-të, kur Haland dërgoi në avantazh skuadrën e tij. Dhe pse dukej se skuadra e Guardiolës po merrte 3 pikë të sigurta, gjithçka ndryshoi në fund.
Për të prishur festën e miqve mendoi Martineli. Ky i fundit shënoi në minutën e 93-të të takimit.
Pas pesë javësh të luajtura, Arsenali ka 10 pikë dhe Siti 7 pikë. Liverpuli ndërkohë kryeson i vetëm me 15 pikë.
ARSENAL – MANÇESTER SITI 1-1
90+3′ Martineli – 9′ Haland
Goli i Haland (VIDEO)
Goli i Martinelit (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Arsenal – Mançester Siti
