Skip to content

VIDEO/ Dramë në fund! Arsenal-Mançester Siti mbyllet me gol që ndryshon fatin e takimit të Premier Ligë

Supersfida e javës në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Mançester Sitit është mbyllur me barazim 1-1. Haland në pjesën e parë dhe Martineli në të dytën vendosën fatet e takimit.

Ishte minuta e 9-të, kur Haland dërgoi në avantazh skuadrën e tij. Dhe pse dukej se skuadra e Guardiolës po merrte 3 pikë të sigurta, gjithçka ndryshoi në fund.

Për të prishur festën e miqve mendoi Martineli. Ky i fundit shënoi në minutën e 93-të të takimit.

Pas pesë javësh të luajtura, Arsenali ka 10 pikë dhe Siti 7 pikë. Liverpuli ndërkohë kryeson i vetëm me 15 pikë.

ARSENAL – MANÇESTER SITI 1-1
90+3′ Martineli – 9′ Haland 

Goli i Haland (VIDEO)

Goli i Martinelit (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Arsenal – Mançester Siti