Norvegjia do të luajë ndaj Anglisë në çerekfinale të Botërorit të 2026, një sfidë që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në Miami.

Por te skuadra skandinave është rritur ankthi për gjendjen fizike të përgjithshme të futbollistëve dhe rrezikun se do të ketë ndonjë mungesë të minutës së fundit.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken dha alarmin duke vënë në dukje se si spostimet e vazhdueshme dhe sfilitëse me avion nga baza e skuadrës në Karolinën e Veriut kanë shteruar energjitë e delegacionit duke provokuar ndryshime të vazhdueshme termike të shkaktuara nga ajri i kondicinuar që kanë dobësuar tashmë sulmuesin Jørgen Strand Larsen dhe detyruan mbrojtësin e ri Marcus Holmgren Pedersen që të jetë i padisponueshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re