Skip to content

Norvegjia në alarm përpara ndeshjes me Anglinë, lojtarët të lodhur për shkak të një…

norvegjia hd

Norvegjia do të luajë ndaj Anglisë në çerekfinale të Botërorit të 2026, një sfidë që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në Miami.

Por te skuadra skandinave është rritur ankthi për gjendjen fizike të përgjithshme të futbollistëve dhe rrezikun se do të ketë ndonjë mungesë të minutës së fundit.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken dha alarmin duke vënë në dukje se si spostimet e vazhdueshme dhe sfilitëse me avion nga baza e skuadrës në Karolinën e Veriut kanë shteruar energjitë e delegacionit duke provokuar ndryshime të vazhdueshme termike të shkaktuara nga ajri i kondicinuar që kanë dobësuar tashmë sulmuesin Jørgen Strand Larsen dhe detyruan mbrojtësin e ri Marcus Holmgren Pedersen që të jetë i padisponueshëm.