Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.”

Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë.

“Ndryshe nga partitë e tjera, renditja në listën e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit brenda strukturave të partisë. Sigurisht, Arlind Qori zgjodhi vetë të mos ishte i pari. Rrjedhimisht, strukturat e partisë më votuan mua, pra ma lanë mua këtë barrë dhe kështu dola unë deputet”, tha Muçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko