Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur nëse PD-në duhet ta marrë një lidership i ri, ka komentuar dhënien e dorëheqjes pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 dhe vendosjen në krye të partisë të Lulzim Bashës.

“Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Basha u zgjodh nga anëtarësia si kryetar i kësaj force politike, ndërsa theksoi se “vetëm e mbështeta”.

Sali Berisha deklaroi se Basha ishte një i riu në drejtim të PD-së, por shtoi se “është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet”.

“Nuk ishte përgjegjësia ime ajo”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

 

Pyetje: A nuk e keni menduar ndonjëherë se lënia e kësaj force politike një lidershipi të ri do t’i jepte një tjetër frymëmarrje për tu përballur me këtë regjim që ju e cilësoni?

Sali Berisha: Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet.

Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen. Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD.

Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike.

Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri.

Ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo.

Të tjerë ka me mijëra sepse unë kurrë nuk besoj në të pazëvendësueshëm. Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar.

Dhe kam vepruar shumë drejt. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko