Pavarësisht nëse i hani ato vetëm, ose në një sallatë, apo të perziera  me tërshërë, rrushi  i thatë është  i shijshëm dhe një mënyrë e shëndetshme për organizmin e një diabetiku.

Megjithatë, mund të pyesni nëse është mirë të hani rrush të thatë, i njohur gjithashtu si rrush i tharë, nëse keni diabet?

Ka shumë ide të gabuara në lidhje me ato që njerëzit me diabet mund dhe nuk mund të hanë. Dhe një koncept i gabuar është se ushqimet që përmbajnë sheqer – përfshirë frutat – janë plotësisht jashtë normave te lejuara.

Por e vërteta është se njerëzit që jetojnë me diabet mund të hanë rrush të thatë dhe shumë fruta të tjera. Në fakt, frutat janë një zgjedhje e shkëlqyeshme sepse ato përmbajnë mjaft:

  1. fibra 2. vitamina 3. minerale

Është e rëndësishme të kuptoni se si rrush i thatë ndikon në menaxhimin e glicemisë.

A mund të hajë rrush të thatë atëherë  diabetiku?

Përgjigja  është po. Mund të hani rrush të thatë nëse keni diabet. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ju duhet të konsumoni kuti të tëra me rrush të thatë sa herë që dëshironi.

Rrushi thatë është një frut, dhe si llojet e tjera të frutave, ai përmban  sheqer natyral. Kështu që, moderimi është i rëndësishëm për të parandaluar një rritje të sheqerit në gjak.

Mbani në mend se frutat, megjithëse janë të shëndetshëm, përmbajnë karbohidrate. Edhe nëse hani fruta si një meze të lehtë, ju duhet ta llogaritni atë si pjesë të vaktit tuaj për t’u siguruar që nuk po hani shumë ushqime tjera me  karbohidrate.

Në nje shifer të përafërt, 2 lugë (lugë gjelle) të rrushit të thatë përmbajnë rreth 15 gram (g) karbohidrate.

Po pse pikërisht rrushi të thatë ështe i mirë për ju?

Rrushi i thatë ka pak  kalori dhe ka një vlerë të lartë ushqyese.

Për shembull, 1/4 e një gotë  me  rrush të thatë përmban vetëm rreth 120 kalori. Këtu përfshihen  gjithashtu 2 g fibra dietike, 25 miligram (mg) kalcium dhe 298 mg kalium.

Fibrat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, dhe kontribuojnë në shëndetin e zorrëve.

Kalciumi ndihmon trupin tuaj të ruajë dhe të ndërtojë kocka të forta. Kaliumi mbron sistemin tuaj nervor dhe forcën e muskujve, dhe gjithashtu ndihmon për të menaxhuar ekuilibrin e ujit.

A mund të ndihmojnë rrushi i thate  në rregullimin e sheqerit në gjak?

Ky lloj ushqimi  mund të ndihmojë gjithashtu për rregullimin e kontrollit të glicemisë pas ngrënies.

Në një studim të bere kohet e fundit , studiuesit vlerësuan 10 njerez  të shëndetshëm – katër meshkuj dhe gjashtë femra – për të parë se si rrushi i thate  ndikon  në kontrollin e glicemisë.

Pjesëmarrësit konsumuan katër vakte për mëngjes gjatë një periudhe 2- 8 javë. Studiuesit monitoruan nivelin e tyre të glukozës dhe insulinës gjatë një periudhe 2-orëshe pas çdo vakti.

Kishin dy vakte mëngjes me bukë të bardhë dhe dy vaktet e mëngjesit me rrush të thatë.

Studiuesit zbuluan se pas konsumimit të vakteve të rrushit, pjesëmarrësit kishin nivele me te ulura  të glukozës dhe insulinës në krahasim me ata qe moren  bukën e bardhë.

Këto gjetje kanë bërë që studiuesit të konkludojnë se rrushi i thatë mund të ketë një efekt pozitiv në përgjigjen e glicemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re