Deri më tani nuk ka ende një vendim të marrë nga vendet e Bashkimit Evropian, lidhur me vaksinat që do të konsiderohen të “pranueshme” për të udhëtuar lirshëm brenda bllokut.

Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e pyetur nga gazetarët nëse mund të lëvizin lirshëm qytetarët shqiptarë të vaksinuar me Sputnik V apo Sinovac.

Manastirliu tha po ashtu se OBSH dhe EMA janë vlerësuar dy vaksinat për t’u dhënë një autorizim emergjent të tregtimit. Por diçka më konkrete, sipas ministres mund ta presim së shpejti.

“Nga informacionet që kemi nga OBSH dhe EMA janë duke u janë duke u marrë në konsideratë dy vaksinat për të marrë autorizimin emergjent të tregtimit. Besoj që do të ketë një lajm të shpejtë. Deri tani nuk asnjë kufizim të vendosur mbi llojet e vaksinave.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re