I mandatuari për kryeministër në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ka dorëzuar zyrtarisht programin e qeverisë së re në Kuvend. Seanca për votimin e kabinetit të 43-të pritet të zhvillohet të enjten, 28 prill.

 

Në planin e dorëzuar, Abazoviç ka renditur pikat kryesore, ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshpejtimi i procesit të integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

 

Konfirmimi i kabinetit të ri shihet si i sigurt nga drejtuesi i Lëvizjes “Ura”, pasi ai pretendon se ka siguruar votën e 46 deputeteve nga 81 që ka parlamenti malazez.

 

Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.

 

Pjesë e koalicionit qeverisës janë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re