Mediat në Greqi kanë pasqyruar lajmin e dorëheqjes së kryetares së bashkisë së Himarës, Blerina Bala, e cila u emërua pak kohë më parë nga Këshilli Bashkiak deri në zgjedhjet e ardhshme.

Vetë Bala në arsyet e dorëheqjes përmend pamundësinë për të përmbushur punën që ka ndërmarrë për arsye personale.

“Tashmë sipas ligjit zgjedhor shqiptar, Këshilli Bashkiak i Himarës do të jetë përgjegjës për funksionimin e pushtetit vendor derisa të mblidhet për të votuar dhe emëruar një kryetar tjetër bashkie”, shkruan Skai.gr.

Bala ishte një anëtare aktive e Partisë Socialiste të Himarës dhe nënkryetare në Bashkinë Himarë.

“Bashkia e Himarës në zgjedhjet bashkiake të majit 2023 u fitua nga Fredi Beleri , por atij iu mohua e drejta për të bërë betimin dhe për të marrë detyrën edhe nga burgu. Që atëherë administrimi i bashkisë mbetet në duart e Partisë Socialiste”, thuhet në shkrimin e medias greke.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re