Një vajzë 13 vjeç,nga Rusia, e cila disa muaj më parë deklaroi se kishte mbetur shtatzënë me një djalë 10-vjeç, ka sjellë në jetë vajzën e saj. Darya Sudniynikova u bë e famshme pasi deklaroi publikisht se ishte në një lidhje me djalin 10 vjeçar, i quajtur Ivan.

Megjithatë, ajo më vonë pati dhënë një deklaratë konfuze, ku zbuloi se ishte dhu nuar në qytetin e saj të lindjes Zheleznogorsk, nga një djalë i moshës 16 vjeç.  Ajo ende nuk ka publikuar një fotografi të fëmijës, e cila peshonte mbi tre kg, por ka thënë se lindja ishte shumë e vështirë dhe e lodhshme.

Ndërkohë policia po heton rastin dhe pritet të marrë një mostër ADN-je nga vajza e porsalindur, me qëllim vërtetimin e asaj që ka deklaruar 13-vjeçarja se ishtepërdhunuar nga adoleshenti. Është zbuluar se kohët e fundit ajo ishte urdhëruar të hiqte një postim në lidhje me sulmin e dyshuarseksual./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re