Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se do të ketë një ministri shtesë sa i përket platformës së bashkëqeverisjes digjitale, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Klodian Tomorri, i cili shprehet se kjo nuk është gjëja më e frikshme që mund të ndodhë.

Sipas tij, do të krijohen dy ministri financash, që do të thotë se një prej tyre do të jetë agjenci e menaxhimit të donacioneve të cilat mund të vijnë nga jashtë. Tomorri shprehet se kjo është ajo që është më frikshmja pasi do të krijohet një xhep ekstrabuxhetor që do të kryejë shpenzime të mëdha të paparashikuara në buxhetin e shtetit.

Postimi i Plotë nga gazetari Klodian Tomorri

Agjencia e frikshme nuk eshte ajo e propagandes, por nje tjeter
Shqetesimi se qeveria po krijon ministri propagande eshte i kote. E gjithe qeveria, qe ne diten e pare te saj, ka qene nje ministri e madhe propagande. Gjithsesi Agjencia e Propagandes eshte e pademshme se ti ke mundesi ta luftosh me media.

Ajo qe eshte e demshme dhe qe nuk ka kure eshte agjencia tjeter qe po behet gati . Shume shpejt qeveria do te krijoje Agjencine e Donacioneve.
Agjencia e Donacioneve do te administroje te gjithe fondet e huaja te buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do te jete Ilir Beqja.

Me pak fjale do te krijohet nje xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliarde euro ne vit, i cili do te shpenzohet jashte disiplines financiare dhe ligjeve te buxhetit. Kjo eshte cmenduri.

Shqiperia do te kete dy ministri financash. Nje ministri qe menaxhon fondet e brendshme te buxhetit dhe nje agjenci, qe menaxhon fondet nga jashte. Meqe po mbaron xhepi i rindertimit, tani duhet krijuar nje xhep i ri per te kanalizuar fondet me eficence dhe pa siklete aty ku duhen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re