Akademia e Tiranës gjithmonë ka qënë frytdhënëse në futbollin shqiptar. Albi Doka, prej 10 vitesh pjesë e bardhebluve  zhvilloi një nga sezonet më të mira me skuadrën e Tiranës. 23-vjeçari ka qenë mjaft herë vendimtar në ecurinë e ndeshjeve.

Në një intervistë për Vizion Plus, Doka tregon se ishte një ëndërr për të fituar titullin kampion që kur ka luajtur me të rinjtë e Tiranës.

Për mbrojtësin 2- vjeçar, Kupa e Shqipërisë do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Tiranës. Lojtari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Goricas në Kroaci edhe pse interes ka pasur dhe nga ekipe të tjera.

Java tjetër do të jetë vendimtare edhe dhe për një tjetër futbollist të Tiranës, Ernest Muçi. 19-vjeçari tregon se është i kënaqur me performancën e tij në fushë ndërsa la të hapur çështjen e kalimit jashtë vendit.

Sulmuesi pritet ti bashkohet një skuadre europiane ku dy vendet më të përmendura janë Belgjika dhe Kroacia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re