Një 23 vjeçare humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjteje në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi rreth 03:15 në aksin rrugor patos-fier, ku viktimë mbeti 23 vjeçarja Maltjana Hëna, që ishte pasagjere në makinë.
Nga aksidenti u plagos rëndë edhe shoferi i mjetit tip “Benz”, 27-vjeçari Taulant Ershani.
Sipas policisë makina “Benz” që drejtohej nga 27 vjeçari doli nga rruga në vendin e quajtur kthesa e patosit. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.