Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm tek rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier-Lushnjë, një pikë e zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me fatalitete.

Raportohet se një automjet tip Golf, rreth orës 04:30 ka dalë nga rruga duke thyer barrierat anësore dhe ka përfunduar në kanalin kullues.

Si pasojë ka humbur jetën një 28 vjeçar nga Tirana. Viktima është identifikuar si i riu Serxhio Gogaj.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e mjetin nga kanali.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërgua në morgun e Lushnjës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko