Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në Laç.

 

I riu ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë ndërsa është përplasur me një automjet.

 

Si pasojë është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Kurbin / Informacion paraprak

Në Patok, Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç.

Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motoçiketës, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re