Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Levan‐Tepelenë.

Një automjet ka dalë nga rruga, midis dy fshatrave Frakull ‐ Kafaraj.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasoje e këtij aksidenti janë plāgosur dy persona që ndodheshin në makinë. Të plāgosurit janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë errësira në aksion e rrugës si dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën dhe procedurat përkatëse për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re