Lirohen nga qelia punonjësja e AMP-së, Regina Omeri dhe gazetari, Ervis Hasanga, që u akuzuan se publikonin lajme të rreme për denigrimin e drejtuesve të policisë.

Gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore punonjësa e AMP-së dhe gazetari kanë shfaqur pendesë, si edhe kanë kërkuar falje.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim, ish-shefi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i cili dyshohet se përmes një portali publikonte shkrime denigruese ndaj titullarëve të policisë.

Kushtrim Selimi mësohet se financonte portalin shqipnews.info, që e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të AMP, Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

 

 

Ata publikuan shkrime të rreme për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun, drejtorin e Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupin, dhe kreun e AMP-së, Florjan Sulejmani me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”, njoftoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re