Momente tensioni në bùrgun e Udines në Itali, ku një i bùrgosur shqiptar, 45 vjeç, kaloi murin e parë të sigurisë, 3 metra i lartë, gjatë orës së ajrimit.

Më pas, shqiptari provoi të kalonte një tjetër mur sigurie, 10 metra i lartë, i mbrojtur nga një rrjetë teli. Tentoi të hipte mbi çati, por pa sukses, falë ndërhyrjes së menjëhershme të agjentëve të pòlicisë së bùrgjeve.

Sipas autoriteteve, nuk bëhet fjalë për tentativë arratisjeje, por vetëm për një akt demonstrativ.

Në të vërtetë, shqiptari do të dalë nga bùrgu vetëm pak muaj më pas, në tetor, pasi të ketë kryer dënimin për shitje dròge.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re