Alban Dudushi, në pamjen “Goca dhe Gra”, duke u reflektuar në publikun që mësoi periudha e sfidës së sfidës, duke treguar një tjetër mundësi, e cila e mëson që t’i kushtonte më shumë rutinë dhe më shumë që kanë rëndësi.
Albani tregoi se fatmirësisht, është mirë me shëndet, por tanimë ka rivënë në peshë balancat, duke e ditur se ç’vlen vërtet.
“Ajo çfarë ndodhi ishte një çast më bëri që unë të reflektojë dhe të keqen, ajo gjë që është e mirë. akoma të bluaj, por jam shumë i qetësuar dhe i balancuar në emocionet e mia!”.
Ai rrëfeu se si ka ndryshuar edhe rutina dhe se i kushton më shumë kohë familjes:
“Unë kam qenë një tip që nuk kisha orar për të ngrënë. Tani unë ha mëngjesin dhe Bieta është ajo që kujdeset edhe më shumë se unë për shëndetin tim. E dyta, shpenzoj më shumë kohë për familjen. Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim”.
Kjo nuk është e para herë që Albani flet për këtë problem shëndetësor. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.
“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” tha ai.
Dudushi tregoi se bashkëshortja e tij e përjetoi situatën më rëndë se ai vetë.
“Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin: ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’”
Ai shtoi se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.
“Në fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë: ‘Ky s’qenka në formë sot’”, përfundoi ai.
