Skip to content

Alegri do Kenin në Milano, Tare fillon punën me Fioren

Moise Kean dhe Allegri

Merkatoja verore vazhdon të ngrohet dhe një nga emrat që ka dalë në skenë së fundmi është ai i Moise Ken. Sulmuesi i Fiorentinës, i cili vjen pas një sezoni shumë të mirë me fanellën vjollcë, është bërë objektiv konkret i Milanit, që kërkon të përforcojë repartin ofensiv.

Kërkesa për Ken ka ardhur drejtpërdrejt nga Masimiliano Alegri, trajneri i Milanit, i cili e njeh shumë mirë sulmuesin që nga periudha e përbashkët te Juventusi. Pikërisht nën drejtimin e Alegrit, Kean u afirmua në Serinë A dhe shënoi 22 gola, duke lënë gjurmë si një nga talentet më premtues të futbollit italian.

Gjithsesi, transferimi i Ken te Milani nuk është një çështje e thjeshtë. Sulmuesi ka një klauzolë prej 52 milionë eurosh, një shumë që konsiderohet e lartë për klubin kuqezi. Megjithatë, Fiorentina mund të jetë e hapur për negociata, sidomos nëse në marrëveshje përfshihen lojtarë të Milanit. Gjithçka pritet që të sqarohet më mirë në ditët në vijim, por gjithsesi Vlahoviç mbetet objektivi kryesor i kuqezinjve.

“”