Skip to content

Alen Sherri ishte në garë me të, Interi e vendos si objektiv për merkaton e verës së ardhshme

alen sherri

Interi po e mendon Elia Kaprilen për sezonin e ardhshëm. Kështu portieri 24-vjeçar po vëzhgohet nga drejtuesit zikaltër, ndërsa është pjesë e Kaljarit.

Kaljari shpenzoi 8 milionë euro, për ta blerë kartonin e Kapriles pas huazimit të suksesshëm nga Napoli. Në verën e ardhshme do të jetë radha e Interit, për një sforco financiare nëse kërkon shërbimet e portierit italian.

Kaprile nxorri jashtë planeve Alen Sherrin te Kaljari. Portieri i Kombëtares shqiptare është i huazuar te Frozinone në Serinë B, që gëzon të drejtën e blerjes së kartonit.

Interi po mendon seriozisht për pasuesin e Jan Somer. 36-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e edicionit.