Mjekësia ishte në fokus të diskutimeve në sdution e “Quo Vadis” mbrëmjen e sotme.

Të ftuar ishin mjekët Ilir Alimehmeti, Pirro Prifti dhe Ylli Ziçishti. Ndërsa në një lidhje me Skype u bashkua dhe mjeku Arban Domi, i cili jeton në SHBA. Alimehmeti tha se në qendër duhet të jetë pacienti dhe nevojat e tij. Ndërsa Prifti tha se mjekët nuk përzgjidhen kush është më i miri, por emërohen në bazë të lidhjeve politike dhe miqësore. Mjeku Domi ndau disa mënyra që mund të përdorë shteti shqiptar për të shmangur largimin e mjekëve drejt vendeve të tjera.

Pjesë nga diskutimi në studio

Alimehmeti: Në radhë të parë duhet të kuptojmë ku jetojmë. Nuk ka dy palë te ne. Ne jetojmë në një sistem të centralizuar. Shqetësimi që kam unë është se ne vazhdojmë e merremi me fasada. Nuk merremi me përmbajtje. Me moshën e vjetër nuk po merret kush. Në qendër është pacienti dhe nevojat e tij. Rrethi i dytë është struktura shëndetësore dhe rrethi i tretë i madh është buxheti, paratë dhe politikat. Ne flasim për politikat. Hajde të flasim për pacientët. Sot pacientët kanë halle, i kanë sot. Nuk ka shqiptar që nuk beson se politikanët gënjejnë. Kjo është arsyeja sepse s’ka mbajtje përgjegjësisie për premtimet dhe nuk ka ndëshkueshmëri. Ndëshkueshmëria nuk ka filluar ende. Me pikatore po bëhet. Po presim ende. Mjeku ka vbetëm një objektiv jetëndhe shëndetin e pacientit.

Prifti: Është dhe një tjetër problem i rëndësishëm. Në spitalet terciare duhet të vijnë dhe specialistët më të mirë, meqë i kanë dhe shërbimet më të mira. Nuk po ndodh kështu. Sepse nuk bëhet intervista dhe konkurrimi për tu bërë mjek specialist i një sektori të caktuar. Merren mjekë ose infermierë të cilët mund të jenë dhe politike, miqësore. E dyta, këtu lidhet edhe pjesa e shëndetësisë me arsimin e lartë. Duhen vendosur në shkollat e mesme koefiçentë. Dalin të gjithë me 10.

Aliahmeti: Patëm provim ne këtë vit dhe e vërtetuam që ajo 10 ishte shumë larg realitetit. Duhet të ikim nga pjesa e fasadës. Edhe kjo shkolla është pjesë e fasadës.

Arban Domi: Duhet të ketë një binjakëzim ndërmjet sigurimeve shëndetësore dhe shërbimit spitalor. Flitet shumë për rrogat e mjekëve. Është e rëndësishme, por nuk është problemi i vetëm. Nga Shqipëria nuk ikin vetëm për rrogën. Është i rëndësishëm specializimi pas fakultetit sepse aty është fillimi i karrierës. Bashkëpunim me shtet që “thithin” mjekët shqiptarë, siç është Gjermania. Për disa vite mjekësia do jetë në nivel shumë të ulët. Mjekët do rrinë 2-3 vjet, do marrin eksperiencë dhe do largohen. Do zëvendësohet me një mjek pa eksperiencë.  / 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re