Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott tha se është optimist kur është fjala për drejtimin e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Shtetetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm zgjerimin e BE-së në rajon.

Scott mori pjesë në “Ballkan 360: vlerësimi i angazhimit gjerman dhe amerikan në Ballkanin Perëndimor”, mbajtur në Beograd, ku tha se “në 17 vitet e fundit, ne i kemi ofruar vetëm Serbisë një ndihmë prej 1 miliardë dollarësh, në mbështetje të drejtimeve të zhvillimit”.

Ai preku çështjen e ndjeshme të ndryshimit të kufijve, kur tha se SHBA nuk përcaktojnë vija të kuqe.

“Ne themi: ju japim hapësirë ​​dhe ju takon juve ta zhvilloni atë. Ne duam të shohim se çfarë mund të arrini dhe mund ta mbështesim atë”, tha ai.

“Status quo-ja gjithashtu ka rreziqe, jo vetëm si një konflikt i ngrirë, por edhe për qëllimet që do të çonin në paqëndrueshmëri në rajon”, tha ambasadori Scott.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re