Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka raportuar gjendjen aktuale pas agresionit rus.

Gjatë një deklarate për mediat, Shkurov tha se dhjetëra qytetarë të pafajshëm mes tyre edhe dyt fëmijë kanë gjetur vdekjen si pasojë e bombardimeve nga Rusia.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov:
Sot natën është kryer një agresion ushtarak, Ukraina është sulmuar dhe bombardimet janë bërë ndaj objekteve ushtarake si dhe ndaj godinave dhe njerëzve të pafajshëm. Kjo është shkelje e thellë e kartave të OKB-së. Në të gjithë vendin është shpallur gjendje ushtarake, janë mbyllur kufijtë ajrore. Vazhdojnë veprime luftarake, kemi ndërprerë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, ndërsa presidenti ka dhënë përgjigjen e drejtpërdrejtë ushtarake. Është bërë sulm në disa qytete. Aktualisht mbeshtetje zyrtare kanë shprehur Presidenti, Kyreministri, kryetari i Parlamenti, ministri i Jashtëm ministri i Mbrojtjes, i Ekonomisë, kryetarët e partive populli në mënyrë masive dhe ju falenderojmë për këtë. Ne nuk do të cënojmë pavarësinë tonë, kemi nevojë për mbështetjen e tyre për SHBA që të ndalin agresorin.

Dëmet ushtarake dhe numri i viktimave – Kemi informacion, deri tani rreth 7 persona të vdekur të ushtrisë dhe dhjetëra viktima nga qytetarët por nuk kemi shifra të qarta, nga këto viktima 2 janë fëmijë. Rreth 50 persona të vrarë janë të ushtrisë ruse.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re