AMD pati një vit të shkëlqyer me procesorët e arkitekturës Zen. Linja Ryzen e procesorëve për konsumatorët a shitur 5 milio njësi që nga debutimi në Mars të 2017-ës.

Tashmë kompania është gati të prezantojë gjeneratën e re të procesorëve dhe grafikave.

Procesorët e rinj do të bazohen në arkitekturën 7 nanometër e cila sjell më shumë shpejtësi dhe më pak konsum.

CEO e AMD Lisa Su prezantoi procesorët e rinj në Computex në Tajvan. Formalisht dalin në shitje në 2019-ën.

Gjithashtu kompania tha se gjenerata e dytë e procesorëve Threadripper është gati. Procesori i ri do të ketë 32 bërthama dhe 64 procese, dyfishin e origjinalit që debutoi në Gusht të 2017-ës.

Su tha se mëse 400 milion kompjutera dhe konsola funksionojnë me grafika Radeon. AMD është gati të lançojë grafikat Vega 7 nanometër për gjysmën e dytë të 2018-ës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko