Bashkëdrejtuesi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri shpreh keqardhjen që opozita votoi kundër dërgimit të kërkesës ekspertëve të ODIHR për mendim për nenin 2 dhe 5.

 

Gjiknuri bën me dije se këto dy nene lidhen me përkufizimin e platformave elektronike si edhe pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga televizionet private, propozim i sjellë nga vetë opozita në Komision.

 

“Sot në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku dëgjuam propozimin e eksperitit të Partisë Demokratike dhe shprehëm mendimet lidhur me ndryshimet e propozuara për zgjedhjet vendore.

 

I keqardhur që opozita votoi kundër dërgimit të kërkesës ekspertëve të ODIHR për mendim për nenin 2 dhe 5, konkretisht lidhur me përkufizimin e platformave elektronike si edhe pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga televizionet private, propozim i sjellë nga vetë opozita në Komision”, thekson Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko