Këshilli Amerikan për Marrëdhënie Ndërkombëtare (Council Foreign Relations) i ka identifikuar në raportin e vet vjetor “Prioritetet preventive” 30 vatra, të cilat, sipas vlerësimit të tyre, mund të rriten në luftëra të mëdha në vitin 2018, dhe në këtë dokument përmendet edhe Ballkani si “kërcënim serioz”, i cili u paraqit në këtë raport për herë të parë sivjet.
Siç pretendohet, në grupin e kërcënimeve bëjnë pjesë rreziqet e shkaktuara me trazira të mundura politike dhe dhunë ekstremiste në Ballkan, jostabiliteti i të cilit më herët shumë herë e ka tronditur botën.
Të dhënat në raport janë marrë në bazë të hulumtimit të Qendrës për Aksione Preventive të Këshillit amerikan për Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe e kanë punuar ekspertët për politikë të jashtme.
Në kategorinë e prioritetit më të madh gjenden tetë konflikte të mundura dhe kriza, para se gjithash konflikti i SHBA-së me Korenë Veriore dhe fqinjët, sepse rreziku nga konflikti nuklear po rritet gjithnjë e më shumë, ndërsa presidentët e SHBA-së dhe Koresë Veriore Donald Trump dhe Kim Jong Un janë shumë të paparashikueshëm dhe gjithnjë e më shumë po e provokojnë njëri-tjetrin.
Në atë grup gjendet edhe konflikti i mundshëm i armatosur i SHBA-së dhe Iranit, sajber sulmet në infrastrukturën e rrjeteve të SHBA, si dhe konflikti me dashje dhe pa dashje i Rusisë dhe anëtarëve të NATO-s.
Gjithashtu, në grupin e kërcënimeve të prioritetit të lartë janë edhe konflikti i armatosur në Detin Jugor Kinez, sulmet terroriste në SHBA dhe në ndonjë nga aleatët e tyre duke marrë parasysh se islamistët nuk ndalen me kërcënime me sulme, eskalimi i konfliktit në Siri, konfliktet e reja në Afganistan.
Në kategorinë e dytë gjendet rreziku pasojat e të cilit do të ishin më të vogla se në nivelin e parë, ku hyjnë konfliktet në Ukrainë, Jemen, Mjanmar, dhuna në mes të kurdëve me forcat e Irakut dhe Turqisë, Izraelit me Hezbollahun, si dhe rritja e tensioneve në mes të izraelitëve dhe palestinezëve në përgjithësi.
Në kategorinë e tretë të rreziqeve potenciale përveç Ballkanit gjenden kryesisht shtetet afrikane siç janë rreziqet e sulmeve terroriste të Boko Haram-it dhe sulmet tjera të islamistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re