Manaj u aktivizua nga minuta e parë përballë Kilit, sfidë në të cilën qëndroi në fushë deri në minutën e 70-të. Bie në sy fakti që përtej përpjekjeve nuk arriti të godasë asnjëherë drejt portës, ndërsa në zonën kundërshtare ka mundur ta prekë vetëm një herë topin.

Edhe Broja, si Manaj, nuk mundi ta godiste portën e Suedisë, realizoi vetëm katër driblime (25%) dhe arriti ta prekte vetëm dy herë topin në portën kundërshtare.Përtej statistikave, nuk mund të mohohet fakti që me Brojën në fushë Shqipëria ka më shumë dinamizëm në fazën sulmuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re