Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka theksuar mbështetjen e PD ndaj dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të biznesit, duke filluar nga ajo Amerikane, Gjermane apo Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, që kundërshtojnë krijimin nga qeveria të një Dhome Ekonomike Kombëtare me anëtarësim të detyrueshëm.

Kraja shprehet se duke vendosur anëtarësimin e detyrueshëm, shoqëruar nga një tarifë anëtarësimi po e detyrueshme, qeveria në fakt po fut një taksë të re për bizneset shqiptare të cilat përballën me një regjim fiskal, botërisht i ditur problematik, dhe tejet të lartë krahasuar me gjithë rajonin e Ballkanit.

DEKALRATA E ANËTARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR, AKIL KRAJA:

Partia Demokratike përshëndet dhe mbështet qëndrimin e dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të biznesit, duke filluar nga ajo Amerikane, Gjermane apo Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, që kundërshtojnë krijimin nga qeveria të një Dhome Ekonomike Kombëtare me anëtarësim të detyrueshëm.

Me shqetësim, Partia Demokratike konstaton, se pavarësisht thirrjeve të shumta të opozitës, aktorët diplomatikë dhe ekonomikë në vend, qeveria vijon me këmbëngulje të promovojë anëtarësimin e detyrueshëm në një Dhomë Ekonomike Kombëtare, për të gjitha bizneset në vend, qofshin këto të vogla, të mëdha apo investitorë të huaj.

Një Dhomë e cila do të drejtohet de facto nga përfaqësues të qeverisë. Duke zhbërë kështu thelbin e çdo dhome Tregtie: mbrojtjen e interesave të biznesit përballë qeverisë. Në modelin e propozuar, ndodh e kundërta. Është qëveria që kërkon të mbrohet nga kërkesat e biznesit.

Duke vendosur anëtarësimin e detyrueshëm, shoqëruar nga një tarifë anëtarësimi po e detyrueshme, qeveria në fakt po fut një taksë të re për bizneset shqiptare të cilat përballën me një regjim fiskal, botërisht i ditur problematik, dhe tejet të lartë krahasuar me gjithë rajonin e Ballkanit.

Partia Demokratike del në krah të kërkesave të biznesit shqiptar e investitorëve të huaj duke kundërshtuar çdo projektligj që redaktohet në fshehtësi e pa u konsultuar me palët e interesit. Krijimi me forcën e kartonave të një Dhome Ekonomike Kombëtare, të ‘shtetëzuar’, është kundra parimeve të një ekonomie të lirë për të cilat Partia Demokratike lufton çdo ditë.

PD beson se vetëm një sipërmarrje e lirë mund t’i shërbejë ekonomisë së vendit ndaj ripërsërit për të disatën herë, thirrjen e saj për të mos vijuar më tej me këtë projekt-ligj anti biznes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re