Refugjatët rohinja në Bangladesh kundërshtuan puçin ushtarak në Mianmar, duke shprehur shqetësim për sigurinë e të dashurve të tyre.

“Kemi frikë se ushtria e Mianmarit do të rifillojë operacionin,” tha 35-vjeçari Muhammad Ansar, një nga më shumë se 750,000 rohinjat që ikën nga dhuna dhe persekutimi brutal pas aksionit ushtarak të 2017 në Mianmar.

Ai tha se “nuk beson se ata do të largohen ndonjëherë nga pushteti”.

Mijëra burra, gra dhe fëmijë muslimanë u vranë dhe u përdhunuan në një vend kryesisht budist.

Bangladeshi është shtëpia e më shumë se një milion rohinjave në kampe të improvizuara në Cox’s Bazaar, i cili konsiderohet vendbanimi më i madh i refugjatëve në botë.

Pothuajse 600,000 prej tyre, megjithatë, ende jetojnë në vendin e Azisë Juglindore, por pa të drejta të shtetësisë dhe votës.

Ushtria e Mianmarit është tani në krye të shtetit dhe ka shpallur një vit me gjendje të jashtëzakonshme.

Udhëheqësit, duke përfshirë Aung San Suu Kyi, e cila akuzohet për shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit dhe posedimin e pajisjeve të paligjshme të komunikimit, qëndrojnë në arrest shtëpiak.

“Ne nuk jemi në gjendje të kontaktojmë të afërmit në Rakhine, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta në rrjetin celular,” tha 36-vjeçarja Jumalida Begum.

Ajo theksoi se ata kanë informacione që ushtria mund të fillojë një sulm të ri.

“Jam e shqetësuar”, shtoi Begum.

Rahmat Karim, 57 vjeç, tha se të gjitha shpresat për t’u kthyer në shtëpi u shuan pasi ushtria mori pushtetin në 1 shkurt.

Ai mendon se kjo është plotësisht e pamundur tani.

“Ne nuk e mbështesim grushtin e shtetit. Ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë për demokraci,” tha Mohammed Ayyub Khan, i cili kryeson Organizatën e Solidaritetit Rohingya me qendër në Mianmar.

Sidoqoftë, ai shtoi se të dy regjimet civile dhe ushtarake persekutuan rohinja në mënyrë të barabartë.

“Edhe Lidhja Kombëtare për Demokraci, e udhëhequr nga Suu Kyi, nuk ka arritur të ndalojë gjenocidin në Rakhine,” tha Khan.

Ushtria e Mianmarit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të hënën, disa orë pasi ndaloi udhëheqësit e shtetit dhe anëtarët e Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) në pushtet.

Ushtria tha se grushti i shtetit u krye për shkak të pretendimeve të mashtrimit zgjedhor, e kjo pasi NLD fitoi një shumicë qeverisëse në parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re