Mihallaq Qirjo, ekspert mjedisi, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka folur mbi fillimin e veprimtarisë së kompanisë italiane të naftës, Eni, në zonën e Dumresë, pa leje mjedisore sipas mediave italiane. (Lexo ketu)

Qirjo thotë se zona e Dumresë është një monument natyre dhe mbrojtja e tyre duhet të bëhet me kujdes të veccantë.

“Zona e Dumresë, me Liqenet e Belshit, është një monument natyre. Liqenet janë të shpallur në këtë klategori dhe mbrojtjta e tyre duhet të behet me kujdes. Cdo ndërhyrje eshtë e ndjeshme. Këtë problematike ka prekur dhe shkrimi i medias italiane”, tha ai.

Sipas Mihallaq Qirjos, leja mjedisore për veprimtarinë e gjigandit të naftës italiane nuk është marrë pranë institucioneve shqiptare, shumë prej të cilave thonë se nuk kanë dijeni.

“Ndërhyrjet në zonat e mbrojtura gjithmonë kanë një shtesë të dokumentacionit për të kryer ndërhyrjen. Gazetarët e këtij shkrimi kanë kontaktuar me institucionet shqiptare, dhe unë kam parë që leja mjedisore nuk është marrë. Ndërhyrja në këto zona shihet si problematikë jo vetëm për mënyrën e aktivitetit, shpim dhe kërkim nafte, por edhe për faktin se zona është shumë e ndjeshme. Zona e Dumresë është zonë karsti, pra përmban shumë shpella të gërryera dhe ccfarëdolloj ndërhyrje që shkakton dridhje mund të dëmtojë. Prandaj ccdo lloj ndërhyrje duhet të ketë leje. Disa nga institucionet shqiptare kanë thënë që nuk janë në dijeni dhe për rrjedhojë është krijuar kjo lloj zhurme”, u shpreh ai.

Eksperti Qirjo shton se të tilla ndërhyrje në zona të mbrojtura duhet që të shoqerohen me një leje shtesë marrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

“Ndërhyrjet në mjedis shoqerohen me parashikime për dëmet. Nëse ndikimi është i pariparueshëm, veprimtaria të mos fillojë, ose të kihen parasysh ndikime të caktuara për të cilat firma merr masat paraprake. Nëse nuk ka ndikim, jepet miratimi. Vlerësimi i ndikimit në mjedis do të shprehej qartazi. Kompania dhuhet të plotësoje kushtet për nivelin e shkarkimeve dhe ndikimet në mjedisin përreth, mbi biodiversitetin, mjedisin e gjelbëruar, burimet ujore, etj. Kur zonat janë të mbrojtura, sicc është rasti në fjalë, masat që duhen marrë duhet të kenë një konfirmim shtesë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re