Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ ka komentuar situtatën politike në vend.

Hoxha ka folur edhe për çështjen e presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe seancën parlamentare që u mbajt ditën e sotme, ku u votua për shkarkimin e tij.

Sipas gazetarit, presidenti ka një hall të madh dhe e di se çfarë po gatuhet për të, dhe një shenjë ishte edhe kur doli nga Gjiri i Lalëzit.

“Presidenti ka nje hall te madh. Ai e di se cfare ka bere dhe se cfare po gatuhet per te.

Cfare i ndodhi presidentit qe nga Gjiri i Lalezit, doli ne fushen e betejes?’, tha Artan Hoxha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re