Analisti Artur Zheji ka analizuar deklaratat e ish-ministrit Saimir Tahiri, që pas daljes nga ‘Krimet e Rënda’ u shpreh se ‘nuk kalon njeri pa marrë faturën që meriton’. Në studion e lajmeve të ‘Ora News’, Zheji u shpreh se Tahiri është i zgjuar, por është në një hall të madh, pa dhënë detaje se për çfarë halli i referohet.

“Saimir Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por është na hall të madh. Por ama di ta fusi sondën shumë thellë dhe po e nxori ai atë mineralin nga ajo thellësi të njohjes që ka si ish-ministër i Brendshëm për disa vite të rëndësishme këtu bien disa qeveri resht. Ai ekspozon veten ndaj një risku shumë të madh”, deklaroi Zheji duke shtuar:

“Ka frikë ai se nuk mund ta ekspozojë veten drejt atij risku, sepse i vihet në rrezik drejtpërdrejt dhe kjo është e qartë. Ai e di këtë, por është ajo pika e shkrirjes. Ai luan me këtë gjë, sa e ka, kur SMS është një lloj karemi frikësues për ti thënë dëgjo: Deri këtu mos kaloni vijën e kuqe, unë jam Saimir Tahiri”, përfundoi Zheji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re